Sindikata e Policisë së Kosovës

Me mirëkuptimin e Komisarit paraprak Feller dhe mbështetjene Komisarit të tashëm Kai Vittrup u bë themelimi i Sindikatës në Policinë e Kosovës.

Themelimit të sindikatës i parapriu një punë sistematike gjashtë mujore në formimin e këshillave nismëtare që nga niveli bazë deri te ai qendror.

U mbajtën tubimet e punonjësve nëpër stacione/njësi, në të cilat u zgjodhën udhëheqësitë dhe delegatët për kuvendet regjionale, pas kësaj është bërë konstituimi i kuvendeve regjionale dhe janë zgjedh udhëheqësitë e Shoqatave Regjionale dhe delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm, i cili u konstitua më 08. Korrik 2005, në të cilin me vota të fshehta u zgjodh kryetari, nënkryetari dhe sekretari.

Kryetar i Sindikatës të PK-së u zgjodh Valbona Kamberi. Sindikata ka një bashkëpunim të frytshëm edhe me Komisarin e tashëm të Policisë.