Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
NJË 31 VJEÇAR MBETET I VRARË NGA SULMUES ENDE TË PANJOHUR
Një rast i vrasjes është regjistruar të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës, me çrast një mashkull 31 vjeçar, ka gjetur vdekjen si pasojë e sulmit me armë zjarri.më shumë
Vrasje në tentativë - Arrestohet i dyshuari
Më 06.09.2010, rreth orës 09:45, policia është informuar se në ambientet e gjimnazit Kuvendi i Arbrit , në dhomë të mësimit, ka ndodhur një rast Tentim vrasje. Njësitet përkatëse të policisë së Ferizajt, iu kanë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para, një person i dyshuar ka hyrë në një nga dhomat e mësimit të kësaj shkolle dhe nga arma e tij (revole), ka shkrepur katër herë duke plagosur me këtë rast tre nxënës: (A.H. 16 vj, G.R. 16 vj. dhe A.R. 15 vj.).më shumë
Pas gjuajtjes me armë zjarri, një person plagoset rënd përderisa i dyshuari arrestohet si dhe konfiskohen arma nga e cila dyshohet të jetë shtënë
Podujevë, 07 shtator 2010 Dje në orën 14 e 30 minuta, në fshatin Lluga Komuna e Podujevës është arrestuar një person për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin e Vrasjes në Tentativë që për pasojë pati një të plagosur rënd.Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit të mundshëm si dhe kanë zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. më shumë
Pas vjedhjes nga vetura arrestohen dy persona si dhe konfiskohen sendet e vjedhura.
Prishtinë, 07 shtator 2010 Dje në orën 14 e 30 minuta, në rrugën e Lezhës afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë janë arrestuar dy persona për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në vjedhjen nga vetura Golf III- e cila atë moment ishte e parkuar në rrugën e sipërcekur.Grumbullimi i informacioneve në rrugë operative ka bërë që strukturat hetimore të stacionit policor Veriu të identifikojnë dhe arrestojnë të dy personat e dyshuar tek të cilët pas bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: Një kasetofon për veturë i llojit Kenwood, si dhe, Një kasetofon për veturë i llojit JVCmë shumë
Arrestohet i dyshuari Lirim Jakupi person i kërkuar nga Policia e Kosovës
Në një operacion të zhvilluar sot në Prishtinë nga Departamenti Kundër krimit të Organizuar është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari Lirim Jakupi (1979)Pas disa informatave të pranuara përmes rrugëve operative sot rreth orës 12:00 është realizuar një bastisje në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë me dyshimin se në një shtëpi në këtë rrugë ndodhej i dyshuari Lirim Jakupi .Departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues kanë lokalizuar dhe arrestuar me këtë rast L. Jakupin i cili ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Drejtoria e Burgut të Dubravës, për veprën penale Arratisje nga Burgu (i Dubravës), të datës 18.08.2007.Gjatë kontrollit të realizuar sot policia ka gjetur dhe konfiskuar: 2 granata dore 1 armë automatike AK 47 me katër karikatorë 2 revole të llojit TTMe urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.më shumë

