Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Janë zbuluar 3 vrasje te cilat ishin me kryes te panjohur te kryera gjate periudhës kohore 2008-2010, dhe 17 Grabitje të armatosura

Informoheni se gjatë këtij muaji Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka pas këto rezultate të zbulimit të veprave të ndryshme penale e qe falënderojmë bashkëpunimin shume te ngushte me Prokurorin dhe Gjykatën:• Janë zbuluar 3 vrasje te cilat ishin me kryes te panjohur te kryera gjate periudhës kohore 2008-2010, dhe 17 Grabitje të armatosura .1. Vrasja e cila ka ndodhur më datën 13.10.2009 rreth orës 01:40 në oborrin e pompës së derivateve “ Agonisi Gas “ në fshatin Carrabreg – Deçan , ku ishte vrarë Sadri Haradinaj nga fsh. Ratish – Deçan. më shumë

Arrestohen katër të dyshuar për falsifikim të parave

Gjatë bastisjes në dy lokacione policia kanë zbuluar një shumë të konsiderueshme të bankënotave që dyshohen të jenë të falsifikuara dhe atë 9x500 euro,32x20 euro dhe 28x10euro (total 5420 euro)Pas hetimit një mujor dhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë me qytetarë, zyrtarë policorë nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (tutje DHKEK) në Prizren kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale Falsifikim i parasë dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara (neni 244 i Kodit Penal të Kosovës).më shumë

Policia konfiskon tri automjete të mbushura me duhan

Sektori për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Pejë më konkretisht grupi punues kundër luftimit të kontrabandës, ka identifikuar tre persona të dyshuar dhe njëherit konfiskuar një sasi të konsideruar të cigareve të kontrabanduara, bashkë me to edhe automjetet në të cilat është gjetur malli i kontrabanduar.më shumë

Vjedhje e rëndë

25.02.2010, Kamenicë, Pas një pune të gjatë dhe mirë të organizuar operative njësiti i hetimeve të stacionit policorë në Kamenicë ka arrit të kap dy grupe të dyshuar për veprat penale Vjedhje, Vjedhje të rëndë dhe Dëmtime kriminale dhe vepra tjera ku janë konfiskuar disa gjëra të vjedhura kryesisht mjete pune të cilat iu janë kthyer pronarëve të ligjshëm.më shumë

Arrestohet i dyshuari per vjedhje te Lap-top-it

Prizren,25 shkurt 2010Hetues policorë nga Stacioni policor i Prizrenit, kanë arrestuar të dyshuarin I. Gavazaj, sepse janë siguruar prova dhe dëshmi se i njëjti, me datën 14 shkurt, në objektet e Qendrës tregtare “ETC” në Prizren, ka vjedhur një kompjuter të llojit Lap-Top në vlerë 440 euro, të cilin më vonë e kishte stërshitur. Policia e ka gjetur Lap-Top-in dhe ia ka kthyer pronarit. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari ndalet në mbajtje.më shumë

Aksident fatal

Bellanicë-Malishevë, 26 shkurt 2010Sot, rreth orës 07:25 min, në rrugën rajonale Malishevë – Duhël, tek Bregu i Temeqinës, ka ndodhur një aksident fatal me ç’rast një shofer ka humbur jetën.Sipas hetimeve fillestare, ku ishte i pranishëm prokurori dhe Zëvendës komandanti i policisë së Trafikut Rajonal, dyshohet se viktima ishte duke udhëtuar me veturën Audi në drejtim të Duhlës dhe me të arritur në kthesën e cila ishte e ngrirë nga shtresa e akullit, ka rrëshqitur dhe është sjell, sakaq nga ana e kundërt lëvizte një automjet kombi në të cilin është përplasur vetura.më shumë

previous

1-6 Nga 102

next