Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

VETURA E VJEDHUR NË SKENDERAJ IDENTIFIKOHET NË VUSHTRRI

Vushtrri, e diele, 31 janar, 2010. Rreth orës 20:20min, zyrtarët policor të stacioneve policore në rajonin e Mitrovicës kanë pranuar informatën e përcjellë nga stacioni policor Skenderaj, për vjedhjen e automjetit të tipit “Fiat” ngjyrë e kuqe me targa “KS” në fshatin Krasaliq të Skenderajt.më shumë

TRI RASTE TË NDARA TË MBAJTJES NË PRONËSI DHE SHFRYTËZIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE

Mitrovicë, e shtunë, 30 janar, 2010. Në tri raste të ndara, policia e Kosovës inicion raste të paraqitjes penale për mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armëve.Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur në fshatin Vilanc të Vushtrrisë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje të shndërruar në përleshje në mes të fqinjëve.më shumë

POLICIA E KOSOVËS ARRESTON SHTATË PERSONA PËR TË SHTËNA ME ARMË DHE SULM NDAJ ZYRTARËVE POLICOR

Mitrovicë, e shtunë, 30 janar, 2010.Të shtënat gazmore nga një banesë në rrugën “Nemanjina” në veri të Mitrovicës, obligojnë policinë e Kosovës që të bëj kontrollin dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar.më shumë

NË DY RASTE TË NDARA IDENTIFIKOHEN DHE SEKUESTROHEN MALLRA TË DYSHUARA TË KONTRABANDUARA

Mitrovicë, e shtunë, 30 janar, 2009. Sektori i hetimeve rajonale, grupi punues kundër luftimit të kontrabandës, ka identifikuar dhe sekuestruar një sasi të konsideruar të vajit ushqimor të dyshuar të kontrabanduar, bashkë me to edhe automjetin me të cilin po transportohej vaji.më shumë

AKSIDENT TRAFIKU ME PASOJA FATALE NJË KËMBËSOR HUMB JETËN

Zveçan, e shtunë, 30 janar, 2010.Rreth orës 22:00min, njësitë e stacionit policor Zveçan, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik, që ka rezultuar me humbje tragjike të jetës së një këmbësori.më shumë

previous

1-5 Nga 5

next