Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Acari 2010 -vë në pranga pesë persona
Dje në orët e mbrëmshme (01/02/2010) me fillim në ora 20:00 ka filluar zbatimi i planit policor të koduar me emrin ACARI - 2010 i përgatitur nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar respektivisht Sektori për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore (SHTQNJ). Plani policor është zbatuar njëkohësisht në tërë territorin e Republikës së Kosovës . më shumë
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur
Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.më shumë
Mbajtje në Pronësi Shfrytëzim Posedim Kontroll i Paautorizuar i Armëve
Pejë 01/02/2010Më datën 01/02/2010, rreth orës 12:00, ankuesja (K/Rome rreth 20 vjeçare) nga fshati Vitomericë-Pejë kishte raportuar në nen Stacionin Policor në Vitomericë një rast të Kanosjes.më shumë
Vrasje në Tentativë
Fsh. Novosell-Pejë 29/01/2010Me datën 29/01/2010 rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor në Pejë ka pranuar informatën se në fshatin Novoselë-Pejë, ka të shtëna nga armë të zjarrit.Me të marr informatën, Njësitet Policore të Stacionit Policor të Pejë dhe të nen. Stacionit Policor të Vitomiricës, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konfirmuar informatën fillestare.më shumë
Arrestimi i të dyshuarve për vjedhje të Rënda
Pejë 01/02/2010Gjatë muajit korrik 2009, në Stacionin Policor në Pejë, nga disa viktimat te rastit ishin raportuar disa vjedhje të renda.Në bazë të raporteve të para ishin vjedhur kompjuter në shkollën fillore në Jabllanicë si dhe gjësende të ndryshme në ketër (4) shtëpi po te njëjtit fshatë. Policet e Njësitit të Hetuesisë për Vjedhje të Rënda pran Stacionit Policor në Pejë, pas një hetimi dhe pune operative, kanë identifikuar dhe arrestuar më datën 31/01/2010, (5) persona të dyshuar (K/Shqiptar rreth 25, 20, 19, 17, 17 vjeçar) nga fshati Jabllanicë-Pejë. më shumë
POLICIA HETON RASTIN E VDEKJES SË NJË FEMRE 71 VJEÇARE
Leposaviq, e hënë, 1 shkurt, 2010. Rreth orës 12:00 min, zyrtarët policor të njësisë patrulluese të stacionit policor Leposaviq, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, kanë pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes së një femre të raportuar të ketë ndodhur në fshatin Kratina afër Leshakut, komunë e Leposaviqit.më shumë

