Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Posedim ilegal i armes
Xërxë-Rahavec, 06 shkurt 2010Rreth mesnate, policia në Rahavec ka pranuar një informatë se një person i cili ndodhej në ambientet e restorant Burimi posedon një armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vëzhguar personin e dyshimtë i cili pas daljes nga restoranti ishte nisur me një person tjetër me veturën e tyre Fiat Tipo në drejtim të Gjakovës. Një patrullë policore e kishte sinjalizuar drejtuesin e automjetit që të ndalët, mirëpo shoferi vetëm sa e kishte shtuar lëvizjen e veturës e cila është ndalur falë masave tjera me patrulla shtesë.më shumë

