Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Arrestimi i të dyshuarve për vjedhje të Rënda
Pejë 08/02/2010Gjatë vitit 2009 dhe 2010 në Stacionin Policor në Pejë, nga disa viktimat te rastit nga fshati Novosellë-Pejë ishin raportuar disa vjedhje të renda . Në bazë të raporteve të para ishin vjedhur dhe gjësende të ndryshme në shtëpi po te njëjtit fshatë. më shumë
Sulm Ndaj Personave Zyrtar Gjatë Kryerjes detyrës Zyrtare
Pejë 08/02/2010Më datën 08/02/2010, rreth orës 12:30, në Nën/Stacioni Policor në Vitomericë-Pejë është pranuar informata se fabrikën për prodhimin e lëngjeve Bibita në Vitomericë, janë sulmuar ekipi i zyrtarëve të KEK-ut gjatë kryerjes se detyrës zyrtare. më shumë
Lëndime Trupore /Prishje e Renit dhe Qetësisë Publike
Pejë 08/02/2010Më datën 08/02/2010, rreth orës 11:00, në Stacionin Policor në Pejë është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme Ali Hadri-Pejë, ka ndodhur një rrahje, dhe dyshohet se ka të therur më thikë. më shumë
Arrestohen pesë persona për rrëmbim
Më 06.02.2010, rreth orës 19:00 në magjistralen Gjilan - Preshevë nga persona të dyshuar të panjohur ishte ndaluar fillimisht e më pas ishte rrëmbyer një person i moshës rreth 50 vjeçare i nacionalitetit shqiptar me profesion afarist vëllai i një biznesmeni. më shumë
ARRESTOHET NJË I MITUR PËR VRASJE NË TENTATIVË
Vushtrri, e shtunë, 6 shkurt, 2010.Një i dyshuar, D.H. 16 vjeçar, është arrestuar nga policia në Vushtrri, pasi i njëjti besohet të kishte qenë i përfshirë në një rast të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore me një thikë, të kualifikuar si vepër penale vrasje në tentativë. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 13:15min, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Vushtrri, ndërsa viktima e këtij rasti, një 19 vjeçar nga Vushtrria, ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Vushtrri. më shumë
Policia heton rastin e vdekjes se nje 22 vjeqari
Zveçan, e shtunë, 6 shkurt, 2010. Hetuesit e Policisë së Kosovës, hetojnë rastin e një vdekjeje nën rrethana të dyshimta të një 22 vjeçari, të përkatësisë etnike serbe.Rreth orës 01:45min, zyrtarët policor të njësisë patrulluese të stacionit policor Zveçan, gjatë patrullimit të rëndomtë, kanë identifikuar një trup të pajetë të një personi të gjinisë mashkullore, në vendin e quajtur Ballban, të komunës së Zveçanit.më shumë

