Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
DETYRIM
Pejë 28/02/2010Me datën 28/02/2010 rreth orës 18:00, në Stacionit Policor në Pejë ankuesi K/Shqiptar rreth 50 vjeçar nga Peja. Ka raportuar se ne zyrën e tij rreth orës 14:00 në vizitë i ka shkuar i dyshuari K/Shqiptar 33 vjeçar nga Istogu, i cili ka kërkuar nga viktima një shume te konsiderueshme të te hollave lidhur me privatizimin e Hotelit Onix ne Banjë të Pejës pasi qe viktima është blerësi i këtij Hoteli. Gjatë kësaj kohe ne zyrë të viktimës ishte edhe një dëshmitar K/Shqiptar 47 vjeçar nga Peja. Sipas deklarimit te viktimës i dyshuari ju është drejtuar me fjalët, nëse nuk i paguan te hollat deri te mërkurën Peja do te digjet. më shumë
DETYRIM
Gjakovë 01/03/2010Me datën 01/03/2010 rreth orës 12:30, Policia e Stacionit Policor në Gjakovë, është informuar se në rrugën Nena Terezë-Gjakovë, dy persona të panjohur kanë futur më dhunë një person ne një veture dhe janë larguar në drejtim të panjohur. më shumë
Prishje e rendit dhe qetesise publike
Mitrovicë, e hënë, 1 mars, 2010. Një grup i personave të panjohur, sulmojnë fizikisht një 22 vjeçar, të përkatësisë etnike shqiptar, në rrugën Oslobogjenja lagja e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.më shumë
Arrestohet i dyshuari për aksidentin me pasoja fatale
Dy ditë më parë (26.02.2010) rreth orës 20:00, në rrugën rajonale Mitrovicë - Vushtrri më saktësisht në fshatin Shtitaricë (Vushtrri) është raportuar për një aksident trafiku me pasoja fatale. Një veturë në lëvizje kishte goditur një këmbësor (22 vjeçar) ku si pasojë e lëndimeve viktima ndërron jetë në qendrën mjekësore në Vushtrri.më shumë
Stacioni Policor i Vitisë organizon kampin dimëror
Policia e Kosovës i kushton një rëndësi të madhe edukimit të rinisë kosovare në shumë çështje që ndërlidhen me fushën e sigurisë individuale dhe më gjerë. Aktivitetet e PK-së me të rinjtë shtrihen në fusha e në forma të ndryshme.Kështu, zyrtarët e PK-së nga stacioni policor i Vitisë në bashkëpunim edhe me grupet punuese në nivelin komunal të Kllokotit organizuan një kamp dimëror ku morën pjesë 31 nxënës të klasave të shtata dhe të teta nga shkollat fillore të Komunës së Kllokotit. Prej nxënësve pjesëmarrës të komuniteteve multietnike 16 nxënës janë shqiptar dhe 15 prej tyre nga komuniteti serb.më shumë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Pogragjë të Gjilanit
Informatë shtesë 28.02.2010Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Gjilanit pas grumbullimit të informatave dhe një pune të mirë hetimore, kanë arritur që të zbulojnë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen e datës 26.02.2010 të raportuar në Gjilan.Dje (27.02.2010) rreth orës 15:00, hetuesit kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin e lartpërmendur në fshatin Bilinicë (Gjilan) dhe tek i njëjti është gjetur edhe revolja me të cilën dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes.Ndaj të dyshuarit Q. B (48 vjeçar nga Pogragja e Gjilanit) me urdhër të Prokurorit Publik të Qarkut është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Lloji i armës e cila është gjetur tek i dyshuari është Zastava 9mm prodhim jugosllav si dhe dy fishek të kalibrit të njëjtë.më shumë

