Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Hekurudhave te Kosovës nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi
Prishtinë, 03 Mars 2010, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës z.Sheremet AHMETI dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Hekurudhave te Kosovës z.Xhevat RAMOSAJ, nenshkruajten Marrëveshje Mirëkuptimi ne mes te dy institucioneve për bashkëpunim reciprok.më shumë
TUBIM PROTESTUES
Skenderaj, e mërkurë, 3 mars, 2010.Protesta e paralajmëruar të mbahet në ditën e sotme me fillim në ora 13:00min, nën organizimin e një grupi të qytetarëve, është përcjellë me pjesëmarrje të rreth 100 personave ndërsa ishte nën kontroll të njësive policore të Policisë së Kosovës.më shumë
Arrestohen dy persona te dyshuar per vrasjen ne Dardani-Prishtine
Ju njoftojmë se më 03/03/2010 në ora 09:30, policia ka marrë informatën për një rast gjuajtje me armë zjarri (Vrasje), në lagjen Dardania, respektivisht në rr. Robert Dol në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Nga arma e zjarrit është plagosur rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën viktima B. Osmani,( mashkull) 34 vjeç. më shumë
Policia arreston dy të dyshuar për falsifikim mashtrim dhe bashkëveprim
Hetuesit e Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Njësia e hetimeve rajonale në Prishtinë me urdhër të Prokurorit Publik të Qarkut ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar A. D. 1972 shtetas i Bosnjës dhe Kroacisë ( Dyshtetësi) dhe A. K. 1962 shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 348, Mashtrim në detyrë nga neni 341, Bashkëkryerje nga neni 23 i KPPK-se.më shumë
Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm / Mbajtje në Pronësi Shfrytëzim Posedim Kontroll i Paautorizuar i Armëve
Gjakovë 03/03/2010Më datën 03/03/2010, rreth orës 01:15, patrulla policore në një pikë kontrolli në rr.Nëna Tereze në Gjakovë, gjatë një kontrolle rutinore të automjetit Volksfagen me targa regjistrimi të Kosovës, gjatë bastisjes ka gjetur në fiokun e veturës revolen e tipit Zastava TT cal.7.62 mm,një karikator me 9 fishek të cal.7.62 mm, dhe një thikë.më shumë
Lëndime Trupore
Info shtesë :Oficerët hetues të Stacionit Policor të Istogut gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur më rastin e cekur më lartë të datës 20.02.2010 kanë arrit fillimisht ta identifikojnë dhe pastaj ka arrestojnë më datën 02.03.2010 të dyshuarin (K / Shqiptar vjeç 26 ) nga fshati Zallq Istog .Sipas hetimeve të para të zhvilluara dyshohet se i dyshuari e ka sulmuar viktimën( K / serb vjeç 44 ) në rrugën e fshatit Zallq të cilin e ka goditur më një mjet të fortë ( dru ) në kokë.Pas intervistimit më urdher të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.më shumë

