Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Arrestohet i dyshuari për kontrabandim me mallra - cigare
Policia e vendosur në luftimin e kontrabandimit me mallra, kësaj radhe ka bërë arrestimin e një të dyshuari pasi që tek ky i dyshuar janë gjetur 249 paketime (shteka) cigare nën dyshimin e bazuar se malli është i kontrabanduar më shumë
Kontrabandë mallrash
04.03.2010, 19:30, Fshati Prekovcë-Novobërdë, Në një pikë kontrolli në fshatin Prekovc nga njësiti patrullues i Stacionit Policorë në Novobërdë është ndalur një veturë Opel Vectra, me targa vendore të drejtuar nga një shtetas kosovarë nga Miradia e Epërme fshat i komunës së Fushë Kosovës.më shumë
Armëmbajtje pa leje
04.03.2010, 17:25, Në mes fshatrave Përlepnicë dhe Kosaqë-Gjilan, Njësiti patrullues i stacionit policorë në Gjilan , në rrugën që shpie për fshatin Kosaqë ka legjitimuar dhe kontrolluar dy persona të dyshuar me ç rast në brezin e njërit prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një revole e markës ,,TT prodhim i Zastavës M-57 , kalibër 7,62 mm me një karikator dhe tetë (8) fishekë të kalibrit 7,62 mm. Rreth 50 (pesëdhjetë) metra nga udhëkryqi i fshatit Përlepnicë-Kosaqë ishte automjeti i të dyshuarave Golf -III- me targa VR-, ngjyrë e gjelbër. më shumë
Arrestohen edhe dy të dyshuar për kontrabandim me mallra cigare
Arrestohen edhe dy të dyshuar për kontrabandim me mallra cigare Me date 04.03.2010, Si rezultat i vazhdimit te hetimeve te pandërprera i Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit te Rajonit Peje, lidhur me rastin 2010-DA-409 - Kontrabandim me Mallra, janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar te cilët kanë qenë në arrati.Personat e dyshuar janë: M. Morina Dl.12.08.1971 dhe K. Krasniqi Dl.14.04.1986Me urdhër te Prokurorit te Prokurorisë se Qarkut te dyshuarve iu është caktuar masa NDALIM POLICOR, më urdhër të PPQ-sëmë shumë
Informatë shtesë: Arrestohet i dyshuari i dytë lidhur me veprën penale Ushtrim i Ndikimit dhe Mashtrim
Sot më 04.03.2010 në ora 10:00, Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion - Njësia Rajonale e Ferizajt në vazhdimësinë e planeve hetimore-operacionale ka bërë arrestimin e të dyshuarit M.I lindur më 04.01.1965 shtetas kosovar me banim në komunën e Kaçanikut.I njëjti është arrestuar nën dyshim e bazuar se ka kryer veprat penale Ushtrim i Ndikimit e sanksionuar me nenin 345 paragrafi. 1 i KPK-se dhe Mashtrim e sanksionuar me nenin 261 par. 1 i KPK-se.më shumë

