Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale Transportim ilegal të armëve të zjarrit dhe municionit

Më 30/06/2010, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar i dyshuari F.B. lindur më 1967 nga komuna e Podujevës me shtetësi kanadeze.I njëjti është ndaluar nga zyrtaret e doganave ne bashkëpunim me zyrtaret policore nen dyshimin e bazuar se i njëjti ka transportuar ne mënyrë ilegale arme te zjarrit dhe municion. më shumë

Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje

Ju njoftojmë se qe nga muaji Janar te vitit 2010 ne Regjionin e Prishtinës ,konkretisht ne Kryeqytet kanë ndodhur një sërë grabitjesh te armatosura (ku cak i grabitësve kryesisht kanë qene kazinotë dhe Bastoret sportive).Gjate veprimeve hetimore nga njësitet policore janë identifikuar katër persona si te dyshuar për këto vepra. Njeri nga ta është arrestuar ne muajin Shkurt te vitit 2010.Me datën 30.06.2010 njësia e hetimeve Rajonale-Prishtine ka organizuar një operacion te gjere për arrestimin e te dyshuarve qe janë te ndërlidhur me këto grabitje.më shumë

POLICËT INTERVENUES PARANDALOJNË TENTIM VETËVRASJEN E NJË QYTETARI

Mitrovicë, e enjte, 1 korrik, 2010.Një 25 vjeçar, është parandaluar të kryej aktin e vetëvrasjes pasi ishte identifikuar nga Policia e Kosovës, rreth orës 03:00min, të mëngjesit të sotëm.Njësia policore e stacionit jugu në Mitrovicë dhe ajo e trafikut rajonal, kanë reaguar në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në një lokacion përskaj rrugës kryesore në mes të fshatrave Broboniq dhe Vojtesh.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next