Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Policia e Kosovës realizon një sërë bastisjesh në lokacione të ndryshme

Policia e Kosovës më konkretisht, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, sot më 07.07.2010, rreth orës 06:00 të mëngjesit - ka realizuar zbatimin e urdhëresës nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me ç’ rast në bazë të kësaj urdhërese ka zhvilluar bastisjen në pesë lokacione të ndryshme në dy rajone në Ferizaj dhe Pejë.Në bazë të urdhëresës, personat e dyshuar, dyshohet se kane kryer veprën penale, “ Shmangie nga tatimi” neni 249 dhe “Krim i Organizuar” neni 274.Në bazë të informatave preliminare këto vepra të kryera penale dyshohet se janë kryer në shtetin e Gjermanisë. më shumë

Policia e Kosovës arreston tre persona për dhënie të parave me fajde

Sot më 07.07.2010, në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 06:00, Policia e Kosovës, më konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit- Njësia Rajonale Ferizaj, ka bërë arrestimin e tre personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Kontraktim i përfitimit jo-proporcional” neni 270 ( Fajde ) .Personat e arrestuar janë: 1. A. H. 1974, 2. A. S. 1981, 3. A. S. 1981më shumë

Arrestohen gjashtë të dyshuar për rrëmbimin e dy personave

Me datën 06.07.2010 rreth orës 13:40 në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është paraqitur ankuesi H. Sh. i cili ka raportuar në polici se vëllai i tij E. Sh. së bashku me shokun e tij Y. I. janë rrëmbyer nga persona të panjohur.Viktimat ishin rrëmbyer më 06. 07.2010 rreth orës 10:00, në dalje të Prishtinës dhe janë mbajtur aty deri në ndërhyrje të policisë dhe fatmirësisht asnjëri nga viktimat nuk ka pësuar lëndime gjatë kohës sa kanë qëndruar të izoluar.Të dyshuarit kishin kërkuar nga ankuesi një shumë të hollave në vlerë 180.000 (njëqind e tetëdhjetë mije euro), për ti liruar personat të cilit ishin rrëmbyer.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next