Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Lëndim i rëndë trupor
20.07.2010 Ferizaj Rreth orës 01:35 Policia është informuar për një rast ,,Therje me thikë në kafe bar ,,Valoni në lagjen e Sherretëve Ferizaj .Njësit përkatëse Policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë vu situatën nën kontroll.Në këtë incident rrahje masive kanë marrë pjesë 6 persona të cilët janë përlesh mes vete ku dy nga ta (personi M/SH/K V.H 21 vjeçar ) ka marrë lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë) kurse personi (M/SH/K D.H nn vjeçar) ka marrë lëndime të lehta trupore gjatë rrahjes.më shumë
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Zveqan, 20.07.2010 Rreth orës 00:35 min, në rrugën ,,Karagjorgje, në Zveqan në afërsi të kafeterisë Zamak është hedhur një mjet eksplodues me çrast janë dëmtuar tri automjete të udhëtarëve Golf 4 ngjyrë hiri me targa KM automjeti i dytë Golf 3 pa targa të regjistrimit dhe i treti Fiat Punto ngjyrë të zezë pa targa të regjistrimit. Nuk dihet ende lloji i mjetit shpërthyes për momentin nuk kemi persona të dyshuar apo të arrestuar në lidhje me rastin.Rasti është nën hetime. më shumë
Mosrespektim i urdhrave të personit zyrtar
Mitrovicë, 19.07.2010 Zyrtarët policor të stacionit policor jugu kanë arrestuar një person të dyshuar H.Xh (1976) me nënshtetësi suedeze për fyerje dhe mos përfillje të urdhrave të zyrtarit policor.Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 10:05 min, në rrugën ,,Mbretëresha Teutë.Një ngasës kishte ndalur veturën e tij në shiritin qarkullues dhe po pengonte zhvillimin e trafikut në momentin kur zyrtari policor ka urdhëruar që të largohej i vëllai e që është i dyshuari i këtij rasti me veturën e tij ndalet aty afër dhe në kohën kur zyrtari policor urdhëron që ta vazhdoi rrugën i dyshuari ka filluar të shaj dhe ofendoi zyrtarin policor. I njëjti më pas vazhdon në mënyrë të vrullshme ta ngas veturën rreth 500 metra. Pak qaste më vonë kthehet në këmbë në vendin e njëjtë. më shumë
DERIVATE TË KONTRABANDUARA NJË I DYSHUAR I ARRESTUAR
Mitrovicë, 19.07.2010 Rreth orës 20:11 min, policët e njësisë patrulluese të stacionit policor në Skenderaj kanë identifikuar një automjet të dyshuar të tipit VW kamionë ngjyrë e kaltër me targa KS pronë e një personi tjetër në fshatin Ternavc, KK Skenderaj. Zyrtarët policor paraprakisht posedonin të dhëna të mjaftueshme për qarkullim të automjetit të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me derivate.Gjatë kontrollimit në automjet policia ka vërejtur se i dyshuari kishte rregulluar një rezervar në brendi të kamionit për qëllim bartjen e derivateve. Sipas të dyshuarit, në atë rezervar ishin rreth 420 litra naftë me vlerë 300 euro dhe për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës. më shumë
Vrasje në Fushë Kosovë
Në orët e mbrëmjes së djeshme (19.07.2010), në ora 19:45, zyrtarët e policisë në stacionin policor të Fushë Kosovës kishin pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në afërsi të postës së vjetër në Fushë Kosovë.Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes në atë lokacion ku në një veturë të tipit Mercedes me targa të Sllovenisë kanë vërejtur një viktimë e cili ishte qëlluar me armë zjarri.Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve policor kanë dalë edhe zyrtarët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Fushë Kosovës të cilët kanë konstatuar se viktima Ramadan .B me shtetësi sllovene (1957) ishte pa shenja jete.më shumë

