Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
Ngjarja në Gërmi
Informatë shtesë 21.07.2010Ekzaminimi i vendit të ngjarjes në Gërmi ka vazhduar deri para mesnatës së djeshme për të vazhduar sot në orët e mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 11:00.Gjatë procesit hetimor është zbuluar identiteti i personit të maskuar: B.S (1975- Fushë Kosovë - Prishtinë) me ç rast trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë.Me urdhër të Prokurorit të Qarkut zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit policor si vazhdimësi e procedurave të rregullta hetimore.Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorin e Qarkut janë në vazhdimësi të këtij procesi hetimor.më shumë
Gjuajtje me armë zjarri, sulm ndaj personit zyrtar policit
Me daten 15.07.2010, në Rr.vëllezërit Gërvalla ne Ferizaj ka ndodhur nje rast: Gjuajtje me Armë Zjarri, Shkaktim I Rrezikut të Përgjithshëm, Sulm ndaj Personit Zyrtar, Marrje e Prones së Policisë së Kosovës. Në baz të Hetimeve të para, rasti ka ndodhur rreth ores 23:30. Derisa njesiti patrollues kan qenë duke Patrolluar në Rr.Vëllezërit Gërvalla dhe në afersi të Lokalit Vërbani kishin vërejtur pes persona duke u fjalosur dhe perleshur. Policët kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Me at rast, i dyshuari (M/SH/K B. I.) ka marr armen zyrtare nga këllëfi i njerit prej policeve dhe ka Shtënë katër her (dyshohet në ajr) dhe pastaj me armë në dorë është larguar në drejtim të panjohur. Policët kishin pësuar lëndime të lehta trupore gërvishje gjat ndërhyrjes për ti ndar palët e konfrontuara. Njësitet përkatëse të policisë janë vën në kërkim të dyshuarit, mirpo deri tani i dyshuari nuk është arrestuar. më shumë

