Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Policia konfiskon dhe asgjëson mbi 6000 bimë narkotike në një fshat të Gjilanit

Në një aksion policor që u zhvillua sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e trafikimit të substancave narkotike të PK-së konfiskoi së pari e pastaj asgjësoi mbi 6000 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.Përmes rrugës operative, zyrtarët policorë nga Drejtoria për hetimin e trafikimit të substancave narkotike kishin pranuar një informatë rreth kultivimit të bimëve narkotike në një fshat të Gjilanit.Sektori për luftimin e narkotikëve ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe ka zbuluar se në dy fusha (ara) të mbjella me misër në fshatin Gumnishtë të Gjilanit ka të mbjella bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa – Marihuanë.Pas marrjes së të gjitha procedurave të nevojshme në vendin e ngjarjes ku ishte prezent edhe Prokurori të gjitha bimët narkotike janë shkulur nga aty dhe janë dërguar për asgjësim.më shumë

Mbi 160.000 persona janë regjistruar këtë vikend në hyrjet dhe daljet e pikë kalimeve kufitare të Republikës së Kosovës

Policia Kufitare e PK-së e angazhuar maksimalisht për sigurinë kufitare dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe vendosjen e një sistemi efikas dhe efektiv të menaxhimit të integruar të kufirit, në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët i kufijve të hapur, por të kontrolluar mirë dhe të sigurt.Bazuar në të dhënat e regjistruara në të gjitha pikë-kalimet kufitare për periudhën kohore nga 23 deri më 25 korrik numri i personave të kontrolluar në hyrje-dalje të Republikës së Kosovës ka qenë mbi 160.000 persona.Policia Kufitare në tri rajonet e saj (perëndim, lindje dhe veri) ka ndërmarrë një sërë masash në lehtësimin e procedurave të kalimit kufitar të qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave.më shumë

Policia ndërhyn në disa raste ku u përdorën armët e zjarrit në ahengje familjare - dasma

Në kuadër të realizimit të planit policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve të tilla, dje janë konfiskuar 4 revole dhe një armë automatike e tipit AK 47 si dhe municion i ndryshëm.Dje (25.07.2010) rreth orës 14:00, policia në Gjilan kishte pranuar një informatë për gjuajtje me armë zjarri afër tregut të gjelbër në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. Patrulla policore që kishte shkuar në vendin e ngjarjes kishte kuptuar së të shtënat kanë ardhur nga një kolonë dasmorësh që kishte vazhduar rrugën në drejtim të Prishtinës. Me një bashkëpunim të mirë me zyrtarët policor nga Drejtoria e Ferizajt është identifikuar vetura e dyshuar e cila ishte në kolonë të dasmës dhe e njëjta është ndaluar nga patrulla e stacionit policor të Ferizajt. më shumë

KONTRABANDIM ME MALLRA

Fshati Rudare, Zvecan, e Diel, 25 Korrik, 2010.Gjate patrullimit Njesia e Task Forces ka vërejtur tri (3) automjete dhe nje kombi bus te braktisura, te cilat ishin te parkuara ne nje fushe ne fshatin Rudare.Pas verifikimit ne keto automjete jane gjetur 201 bidone, ne sasi prej 20 litrash, te mbushura me karburante kurse ne afërsi te ketyre automjeteve jane gjetur ehe 81 bidone, me sasi nga 20 litra karburante – nafte, ku gjithsejte sasia e karburanteve te dyshuara si mallra te kontrabanduara eshte 5640 Litra. më shumë

VRASJE NE TENTATIVE

Mitrovice, e Premte, 23 Korrik, 2010.Ne fshatin Kqiq, nje person, mashkull i perkatesise Shqiptare-Kosovare dyshohet te jete plagosur me arme zjari ne krahun e djathte ne pjesen e eperme , dhe i njëjti pas tretmanit dhe ndihmes se pare , shkon per trajtim te metejme ne repartin e Kirurgjise se QKU Prishtine.më shumë

TENTIM VETEVRASJE

Vushtrri, e Shtune, 24 Korrik, 2010.Nje femer e nacionalitit shqiptare ka tentuar te kryeje Vetevrasje duke i prere venat e dores se majte te saj.Njesitet perkatese kane percjellur viktimen dhe pas intervenimit te dhene mjekësor kane derguar viktimen per tretman te metejme mjekesor ne QKU Prishtine. më shumë

previous

1-6 Nga 8

next