Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Brenda 48 orëve policia në Prishtinë arreston 9 persona të kërkuar

Në bazë të urdhëresave paraprake nga gjykata, njësite të Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës kanë arrestuar 9 persona të kërkuar përfshirë këtu edhe një të kërkuar për vrasjePolicia e Kosovës më konkretisht drejtoria rajonale e Prishtinës, vetëm gjatë këtij 48 orësh ka bërë realizimin e nëntë urdhëresave të gjykatës me ç’rast ka arrestuar nëntë persona të dyshuar persona këta që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale në periudha të ndryshme kohore.Më 26.07.2010 Policia e Kosovës duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës komunale në Prishtinë ka bërë arrestimin e personit të kërkuar Idriz. Z, person ky i kërkuar për veprën penale të Vrasjes.më shumë

Qytetarët ndalojnë të dyshuarin për vjedhje grabitqare

Pasi që vërejnë nga afër tërë ngjarjen në afërsi të tregut në Prizren, qytetarët ndalojnë të dyshuarin derisa arrin një patrullë policore e cila menjëherë e arreston atëNjë vjedhje grabitqare është regjistruar dje rreth orës 14:00 te tregu në Prizren.Një grua e cila kishte në duar foshnjën e saj disa muajsh, e shoqëruar edhe nga një i afërm i saj i moshuar, derisa po ecte në afërsi të tregut në Prizren ishte sulmuar nga një i dyshuar i cili me forcë ja kishte marrë nga qafa një zinxhir ari në vlerë prej 1300 Euro.më shumë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën zvicerane realizon planin e koduar “Targa”

Policia konfiskon tri automjete me targa të Zvicrës për shkak të dokumentacionit jo të rregulltBashkëpunimi ndër-policor në rajon dhe më gjerë për luftimin dhe parandalimin e incidenteve kriminale është shumë i rëndësishëm për të gjitha policitë.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, sot duke filluar nga ora 08:00 në Drejtorinë Rajonale të Pejës dhe në pikë kalimin kufitar në Vërmicë është realizuar plani policor i koduar me emrin “Targat”.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next