Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së

Informacion lidhur me protestën e lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 27 shkurt 2012 – Sot më datë 27/02/2012 duke filluar nga ora 12:00 ka filluar protesta e paligjshme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, saktësisht përballë objektit të qeverisë.Sipas vlerësimeve nga tereni në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona .Paraprakisht policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast. më shumë

Arrestohen gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës

Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë. Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” Sot me 25.02.2012 ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar më shumë

Konfiskohen pese kilogram substance narkotike e llojit kokainë dhe heroinë

DKKO – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pas hetimeve intensive, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera policore dje (23.02.2012) ka realizuar një operacion policor ne rajonin e Ferizajt me ç’ rast është arrestuar një person me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “ Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.Personi i arrestuar është:më shumë

Arrestohen shtatë të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore, mundësim prostitucioni

Në vazhdimësi të hetimeve të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore dhe mundësim në prostitucionit, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, së bashku me njësitë dhe ekipet rajonale kanë realizuara dy operacione policore.më shumë

Arrestohen gjashtë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike

Drejtoria e hetimit të trafikimit me narkotikë, përmes rrugëve operative kanë arritur të marrin informacione kredibile në lidhje me vendndodhjen e një sasie të substancave narkotike, informacioni është përpunuar dhe është analizuar si dhe janë marrë një varg veprimesh hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit, sigurimit të provave si dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.më shumë

NË DY AKSIDENTE TRAFIKU LËNDOHEN TETË PERSONA

Mitrovicë, e mërkurë, 22 shkurt, 2012.Në dy aksidente të ndara, tetë persona kërkojnë ndihmë mjekësore, pesë prej tyre dërgohen në QKUK.më shumë

previous

1-6 Nga 35

next

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu