Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e PK-së
HDPK ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës
HDPK ndan mirënjohje për Policinë e Kosovës HDPK (shoqata e njerëzve më aftësi të kufizuar dhe hendikepë) ndau sot një mirënjohje në shenjë përkrahjeje të vazhdueshme që ka dhënë Policia e Kosovës për këtë kategori të qytetarëve.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni i cili e pranoi mirënjohjen në emër të PK-së theksoi se policia do të vazhdoj me një qasje të tillë sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë:Policia e Kosovës çdo herë ka treguar gatishmëri dhe vullnet me vet faktin që i ka dhënë prioritet qasjes çfarë e kemi edhe sot përmes inkuadrimit në PK të personave me aftësi të kufizuar. Kjo dëshmon diversitetin në organizatën tonë dhe një qasje e tillë do të vazhdoj sa herë që mundësitë dhe rrethanat lejojnë këtë. theksoi ndër të tjera z.Maxhuni.Kryetari i shoqatës së HDPK-së, z.Agim Vatovci falënderoi policinë për ndihmesën e dhënë duke potencuar se nga 35 të punësuar nga kjo shoqatë, nëntë prej tyre janë të punësuar në PK.më shumë
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM ZJARRVËNIE NË NJË AUTOMJET
Mitrovicë, e diele, 19 shkurt, 2012. Një automjet privat, tip Jeep Grand Cherokee, pa targa të regjistrimit, besohet se është djegur si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me një substance ndezëse.më shumë
VETURA E VJEDHUR NË ISTOG IDENTIFIKOHET NË SKENDERAJ, I DYSHUARI NË PRANGA
Mitrovicë, e shtunë, 18 shkurt, 2012. Rreth orës 21:20min, zyrtarët policor të stacioneve policore në rajonin e Mitrovicës kanë pranuar informatën e përcjellë nga qendra operative për njoftim në ndjekje të një automjeti të dyshuar të vjedhur, i cili i ishte shmangur pikës së kontrollit policor në fshatin Runik të Skenderajt. më shumë
SULM FIZIK NDAJ NJË TË RIU NË VERI TË MITROVICËS
Mitrovicë, e shtunë, 18 shkurt, 2011.Një person, E.Balaj (1986), i përkatësisë etnike shqiptar, sulmohet fizikisht nga grupi i personave ende të paidentifikuar në veri të Mitrovicës.më shumë



