Më 23 shkurt 2024, Policia e Kosovës, në partneritet me DOJ-ICITAP, përfundoi trajnimin njëjavor me temën “Korrupsioni në nivel qeveritar dhe analiza financiare” dhe ndau certifikatat për 29 pjesëmarrësit përfaqësues të Policisë, të Prokurorisë dhe të Inspektoratit Policor. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë z. Gazmend Hoxha, zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë z. Fehmi Hoti, atasheu i DOJ/ICITAP-it pranë Ambasadës së SHBA-së Kimberly Riffe, atasheu ligjor i FBI-së z. Jordani Lloyd, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, z. Kushtrim Hodaj, zyrtarë të Divizionit të Trajnimeve të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të personelit të ICITAP-it.