Arrestohen gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës

 

Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë. Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “ Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” Sot me 25.02.2012 ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së ,kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë :Z. Denic M. Dimitrievic T. Denic N. Trajkovic D. Stojkovic G. MatrapazovicGjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësendet e listuar me poshtë. 1. pushkë e llojit M481. pushkë Gjuetie 1 pushkë ajrore 1. Arme revole TT 762 m473 fishek 7.62 m2. Uniforme e policisë Serbe kompletë 4 Lop Top 2 Shtëpiza Kompjuterëve 5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Disa dokumente tjera relevante me ketë raste. Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.
Prapa

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu