Rastet e 24 oreve te fundit ne rajonin e Gjilanit

Komunikatë për Media

26.08.09, 17:00, fshati Desivojcë - Kamenicë, Vdekje Aksidentale

Policia Rajonale e Gjilanit është njoftuar për një rast  në fshatin Desivojc komuna e Kamenicës. Njësitet e Hetimeve Rajonale-Gjilan menjëherë e kanë njoftuar PPQ-në Gjilan dhe me urgjencë kanë  dalë në vendin e ngjarjes ku aty kanë arritur rreth orës 21:00. Njësiti i krim teknikës ka proceduar vendin e ngjarjes ndërsa  hetuesit kanë grumbulluar informata rreth incidentit. Në vend  ngjarje është vërejt trupi i pajetë i Gazmend AVDYL Dërmakut  26 vjeç i cili kishte vdekur në vendin e ngjarjes gjerë sa kishte qenë duke punuar me kompaninë në një seperacion për pastrimin e rërës. Me urdhër të Prokurorit të Qarkut trupi i pajetë i viktimës së lartcekur të dërgohet në obduksion në Prishtinë. Hetimet rreth rastit vazhdojnë.



25.08.2009, 22:40, Gjilan, Vrasje në tentativë

Policia ka pranuar një informatë se në  rrugën ,,Adem Jashari’’ janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë dhe kanë dal në vendin e ngjarjes ku  kanë takuar ankuesin Shqiptar shtetas i Kosovës sipas të cilit i dyshuari po ashtu Shqiptar shtetas i Kosovës i moshës 20 vjeçare ka gjuajtur me revole ne drejtim të tij, por fatmirësisht nuk e kishte qëlluar, kurse i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Patrulla ka siguruar vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarje kanë dal NJ.H.R-ës, si dhe njësitet e  krim tekniknikës rajonale, ёshtё bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes ku është gjetur një gёzhojё e kalibrit 6.35 mm. I dyshimti i njohur për policin ende është në kërkim. Motivet e incidentit besohet të jenë mosmarrëveshjet në mes vete që kanë pas personat e involvuar në këtë rast.  Rasti është duke u hetuar.

 

Raport shtesë

Në proces të zhvillimit të hetimeve shtesë lidhur me incidentin e lartshënuar, të ndodhur gjatë natës së datës 25.08.2009, incident i ndodhur në hapësirën rrugore (rruga ; ,,Adem Jashari-Gjilan) diku rreth orës: 22:40, e që është klasifikuar si vepër penale Vrasje në tentativë , sot më dt. 26.08.2009, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit të këtij rasti dhe diku rreth orës: 11:00, nga ana e njësiteve tona të NJHR-së, i dyshuari i lartshënuar është arrestuar, është intervistuar me shkrim në cilësinë e të pandehurit në prezencë të mbrojtësit të tij ligjor (i caktuar në mbrojtje të dyshuarit sipas detyrës zyrtare). I dyshimti pas konsultimit me prokurorin e çështjes nga PPQ-Gjilan, i është lëshuar formulari zyrtar policor; Aktvendim mbi Ndalimin e Personit të Arrestuar, dhe i njëjti tani gjendet i ndaluar për 48- në Qendrën e Mbajtjes në Gjilan. Hetimet rreth rastit vazhdojnë.

 

26.08.2009, 23;40, fshati Miresh, Dëmtim i pasurisë së luajtshme

Një Serb 31 vjeç shtetas i Kosovës ka njoftuar policinë në stacionin policor në Gjilan se deri sa po lëvizte me veturën e tij për gjatë magjistrales Kamenicë – Gjilan në hyrje të fshatit Miresh është gjuajtur me gurë automjeti i tij Jugo 45 me tabela Gl. Për pasoj i është dëmtuar thyer xhami i djathtë i derës së prapme. Policia me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë vërejtur grimca të gjamit të thyer të automjetit. Është intervistuar viktima por ai nuk ka mundë ta identifikoj as ta e përshkruaj të dyshimtin apo të dyshimtit e mundshëm. Rasti po hetohet nga njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.

Prapa

Informata

Raporto Krimin Në

info@kosovopolice.com

Personat në Kërkim

Kliko këtu