Stephen John Curtis i është bashkuar Policisë së Uellsit Verior para 23 viteve. Aktualisht është Asistent
Krye-oficer i Policisë së Uelsit.Ka përfunduar dy shkallë
të magjistraturës në Universitetin e Mançesterit dhe Kolegjit Kings në Londër, respektivisht në Studimet Policore dhe Menaxhimit Ndërkombëtar.

 

 

 

 

 

 

 

 





Karriera e bujshme e policimit të Curtisit, shtrihet me një llojshmëri të hetimeve të krimit dhe roleve specialiste që të dyja brenda shtetit amë të Britanisë së Madhe si dhe në skenën ndërkombëtare. Në mesin e disa menaxhimeve të
larta të detyrës, Curtis ka shërbyer si Kryesues i Operativës dhe Koordinatorit të Forcave të Incidentit, si Kryesues i Zhvillimit të Korporatës, dhe si Komandant Divizioni me një përgjegjësi të shtuar për shërbimet e policimit në Divizionin Lindor të Uellsit Verior. Po ashtu, ai ka mbikëqyrë dhe menaxhuar disa incidente publike të mëdha të një rëndësie kombëtare.
Zv. Komisari Curtis ishte anëtar i Kolegjit Mbretëror të
Studimeve të Mbrojtjes në Londër në vitin 2005, gjatë të cilës periudhë ai udhëhoqi një ekip ndërkombëtar me personel ushtarak duke punuar dhe studiuar në Amerikën Qendrore.
Kohën e fundit ka botuar një gazetë mbi kooperimin e përbashkët policor të ushtrisë në situata të pas konfliktit.

Stephen John Curtis ka marrë detyrën e Komisarit të Policisë
së UNMIK-ut më 11 Shtator të vitit 2006. Deri atëherë, ai
ushtronte detyrën e Zv. Komisarit të Policisë për Krime. Që
nga caktimi i tij si Komisar, ai ka punuar me përpikëri me
të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces politik vendimtar por
edhe delikat në historinë e Kosovës.

 
 
 
Stafi Komandues
Copyright © KPS - All Rights Reserved.
Powered by KPS Web Unit