Sheremet AHMETI
Zv. Komisar i SHPK-se,
Gjeneral Nënkolonel
Pozita: Zv. Komisar i SHPK-se KKP,

Ka lindur me 15/02/1953 në Fsh.Radishevë, KK-Skenderaj, ndërsa jeton dhe punon në Prishtinë.



Biografia e shkurtër e Gjeneral Nënkolonel Sheremet Ahmetit:

SHKOLLIMI:

  • Shkolla Fillore në Runikë (Skenderaj); Diploma e Shkollës Fillore;
  • Shkolla e Mesme, ‘Shkolla e Policisë’ në Kamenicë  të Sremit (Vojvodinë) gjatë viteve  1968-1972, Diploma e Shkollës së Mesme;
  • Shkolla e lartë për punë të brendshme- Jurist për punë të brendshme, Beograd, në vitet 1975-1977, Diploma e juristit për punë të brendshme;
  • Fakulteti i Sigurimit në Shkup (Maqedoni), gjatë viteve 1978-1983, Jurist i Diplomuar i Shkencave të Sigurisë dhe Vetmbrojtes Shoqërore, Diploma e juristit të diplomuar për shkenca të sigurisë dhe vetmbrojtjes shoqërore. 
  • Module dhe kurse të shumëllojshme për çështje policore.

TRAJNIMET & KURSET:

  • Trajnimi për Vlerësim Përsonal për Komandant Operacional: prej 12 deri 16 Shtator, 2005, në Prishtinë;
  • Menaxhimi dhe Komunikimi: 15/07/2005, Prishtinë;
  • Menaxhimi i Krizës: prej 04 deri 06/ Shtator 2005, Zagreb (Kroaci);
  • Kodi i ri i përkoheshëm i procedurës penale: 03 Tetor. 2003;
  • Trajnimi për Zëdhënës të Policisë: 17-20 Mars 2003, në Zyrën Amerikane në Prishtinë;     
  • Të drejtat njerëzore dhe zbatimi i ligjit për Menaxhim të lartë të SHPK-së;  
  • IPTM- Programi Ekzektiv i Lidershipit të Lartë: prej 06 Maj deri më 31 Maj; 2002- Universiteti i Floridës Veriore, SHBA;
  • Kursi për Menaxhim të Lartë: 22 Qërshor, 2001

Përvoja e Punës:

Pas diplomimit në Akademinë Policore në vitin 1972, karriera e tij policore fillon në Prishtinë.
Aftësitë e tij diplomatike u identifikuan shpejtë dhe në mes të viteve 1973-1975, ai është dërguar në Ambasadën Jugosllave në Bruksel të Belgjikës për të punuar si zyrtar për Polici dhe Siguri. Pas përfundimit të Shkollës së lartë në Beograd, në vitin 1977, është caktuar në pozitën e Zëvendës Komandantit të Komunikacionit për Regjionet e Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjilanit.

Në Tetor të vitit 1981, është emëruar si Shef i Drejtoratit Policor në Skenderaj, duke qenë përgjegjës për këtë pozitë për 13 muaj. Kuvendi Komunal i Skenderajt në atë kohë e ka emëruar në këtë pozitë si përgjegjës të këtij Drejtorati për çështje policore dhe civile (pasaporta/ID, patentë shoferë, certifikata të lindjes). 

Në fund të vitit 1982, është emëruar si Shef i Policisë së Komunikacionit për mbarë Kosovën.
Në vitin 1988, është emëruar si Shef i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, duke mbajtur këtë Pozitë Komanduese deri më 15 Korrik, 1990. Në atë kohën, regjimi Serb pushoi nga puna shumë polic të Policisë së Kosovës, duke e përfshirë edhe atë.

Më pastaj, së bashku me Policët e tjerë të dëbuar nga puna, nga autoritet Serbe është burgosur në vitin 1994 duke e mbajtur në burgun e Prishtinës. 
Në vitin 1995, Gjykata Serbe e dënoi me 6.5 vite burgim. Më pas gjatë vuajtjes së denimit është transferuar prej burgut të Prishtinës, Lipjanit në atë të Dubravës. Në vitin 1998 është transferuar në burgun e Nishit.  

Në vitin 1999, gjatë bombardimeve ajrore të NATO-së, është dërguar prapë në burgun e Dubravës. Më vonë, në Qershor të vitit 1999,është transferuar në burgun e Sremska Mitrovicës (Vojvodinë).
Pas qëndrimit në burg prej 5 vitesh e një ditë, është liruar.
Pas lirimit nga burgu, Qeveria e Përkohshme e asaj kohe e urdhëroi që të krijoj projektin për themelimin e Shërbimit Policor të Kosovës.

Më 05 Tetor 2000, pas përfundimit të Akademisë Policore në Vushtrri, me vendim të Këshillit Kalimtar të Kosovës dhe me miratim të Komisionarit të Policisë Z. Sven Fredriksen, është emëruar Këshilltar i Komesionerit të Policisë për çështjet që kanë të bëjnë me SHPK-së. Në këtë pozitë ka vazhduar së punuari me (4)Komesioner të Policisë.    

SHPËRBILIMET ME MEDALE:

Është shpërblyer me medaljen ‘Praestabilis’ në vitin 2002 nga Komesioneri i Policisë Christopher Albiston ( kjo medalje i epet zyrtarit policor të SHPK-së i cili  ka rol të vazhdueshëm për shërbim të shquar në Shërbimin Policor të Kosovës gjatë një periudhe të gjatë kohore).  

SHKATHTËSITË KOMPJUTERIKE:

  • MS WORD & EXCEL
  • Lotus Notes
  • MS Windows 2000 dhe XP

SHKATHTËSITË E GJUHËS:

  • Shqip    -   gjuhë amtare;
  • Serbisht – flet rrjedhshëm; kupton rrjedhshëm; shkruan rrjedhshëm;
  • Frëngjishtflet shumë mirë, kupton shumë mirë,shkruan mirë;
  • Anglisht – flet mesatarisht; kupton shumë mirë; shkruan pak.
Stafi Komandues

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright © KPS - All Rights Reserved.
Powered by KPS Web Unit