Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre (3) persona të dyshuar për vepra penale dhe konfiskohen dëshmi relevante gjatë operacioneve të bastisjes në tri lokacione

 

Prishtinë, 21 janar 2020

Me datën 20 janar 2020, rreth orës 12:00, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, është angazhuar në hetimin e një rasti që ka të bëjë me veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, për të cilin hetuesit rajonalë kanë marrë informacione relevante gjatë një operacioni kontrolli në fshatin Hoçë e Qytetit në Prizren.

Pasi janë pranuar informatat dhe udhëzimet e nevojshme, janë ndërmarrë veprime hetimore intenzive, me ç’rast janë intervistuar tre persona të dyshuar, ndërsa pasi është siguruar urdhri gojor për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake, në asistim nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) -Gjilan dhe Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) -Gjakovë, është kryer kontroll/bastisje në tri shtëpi banimi (dy në Gjilan dhe një në Gjakovë).

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e gjësendeve, respektivisht dëshmive relevante, si dhe arrestimin e tre (3) personave të dyshuar meshkuj/shqiptarë/kosovarë.

Dëshmitë e gjetura dhe të sekuestruara:

Te lokacioni i personit të parë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

1) shtatë (7) paketa me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë;

2) një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave;

3) automjeti Audi A/4 ngjyrë e bardhë;

4) një qese palstike e llojit marihuanë 0.5g;

5) një predhë e plumbit;

6) një (1) telefon mobil;

7) një (1) llap top

8) një skaner/fotokopje për letër;

9) një aparat për terje të letrës.

Tek personi i dytë janë gjetur dhe janë sekuestruar:

1) një pistoletë e llojit Ecol kontakt kal. 9mm;

2) dy fishekë të kalibrit 9 mm.

3) një telefon mobil.

Tek personi nr. 3;

1) një telefon mobil.

Ndaj personit numër një, hetimet rajonale kanë proceduar rastin për veprën penale të ‘rrëmbimit’, kurse Stacioni Policor Gjilan ndaj personit të dytë ka proceduar rastin për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’, si dhe (NJRHKEK) Prizren ndaj tre këtyre të dyshuarve ka proceduar rastin për veprën penale ‘falsifikimi i parasë’, në bashkëkryerje.

Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë:

Ø njëzet mijë e katërqind e njëzet e dy (20422) letra,

Ø vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është katër milionë e tetëdhjetë e katërmijë e katërqind (4.084.400) dollarë.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve.

Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje