Historiku i SHPK-së
 

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës.


Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi. Një shërbim i ri i krijuar në bazat e një policie demokratike dhe profesionale. Një shërbim i hapur dhe i barabartë për të gjithë të interesuarit që dëshrirojnë të bëhen pjesëtarë të këtij shërbimi.

Trajnimi në Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës është një trajnim me standarde të larta duke përfshirë: Kodin e Etikës Policore, Legjislaturën e aplikueshme në Kosovë, Hetimin e Krimit, grumbullimin e evidencave dhe metodën e intervistave,  politikën demokratike dhe fokusimi në besueshmërinë e rregullave të ligjit demokratik, përdorimin e armëve të zjarrit,  forenzikën dhe evidencën, kontrollin e trafikut, etj.

Pas përfundimit të trajnimit me sukses në Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, pjesëtarët e këtij shërbimi vazhdojnë me programin e Trajnimit Fushor në stacionet policore, me trajner të qertifikuar.

Të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës janë të përkushtuar në shërbimin e tyre, duke u mbështetur në VIZIONIN, MISONIN DHE NË VLERAT E KËTIJ SHËRBIMI.

 


Numrat e telefonave kujdestarë të stacioneve policore sipas rajoneve

REGJIONET
-Prishtinë
-Pejë
-Mitrovicë
-Prizren
-Gjilan
-Ferizaj

Në e- postën elektronike:
info@kosovopolice.com

 
 
PERSON A NË KËRKIM

Lista e personave të shpallur në kërkim





Copyright © KPS - All Rights Reserved.
Powered by KPS Web Unit