FEMIJA I HUMBUR ARMEND (AHMET) ALIAJ D.L.
05.02.2001 – SOPI – SUHAREKE
FOTOGRAFIA ME E RE E ARMENDIT
Zyra për Informim Publik Data: 19.12. 2007
SHPK – Komanda e Policisë Rajonale Prizren
Person i humbur
12 dhjetor 2007
Kërkohet fëmija i humbur Armend Ahmet Aliaj nga fshati Sopi e Suharekës. Armendi është 7 vjeçar dhe është nxënës i shkollës fillore “11 Marsi”,nga e cila shkollë ka dal dje pas orës se pare te mësimit (rreth orës 14.00) dhe nuk ka njoftuar askënd se ku ka shkuar.
Sot (12 dhjetor 2007)te gjitha ekipet e policisë se Suharekës,ekipet e hetimeve regjionale ,ekipet e ROSU-s si dhe ekipet e TMK-s janë në kërkim te fëmijës por deri më tani nuk është gjetur
Policia e ka informuar edhe KFOR-in në mënyrë që të fillojnë kërkimin nga ajri.
Armendi ka flokë të bardha,sy të kaltër,i gjatë rreth 80 centimetra .Ka pasur te veshura pantallona farmerka dhe xhaketë të kaltër si dhe ka pas të mbathura çizme ngjyrë kafe.
Policia bën apel te gjithsecili që mund të ketë ndonjë njohuri për Armendin ose e ka parë diku ta lajmëroj policinë më të afërt ose në numrin emergjent 922 ose 112.
|