Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Departamenti i operacioneve

Departamenti i Operacioneve

Misioni

I orientuar  në respektimin  e të  drejtave të njeriut dhe lirive themelore, në ofrimin legjitim dhe profesional të shërbimeve ndaj qytetarëve, në ruajtjen dhe ofrimin e sigurisë publike( jetës dhe pronës), në funksionalizimin e njësive të rendit dhe të bërit përgjegjës, në avancimin e Policimit në Bashkësi dhe fuqizimin e partneritetit me komunitetin dhe  institucionet relevante të sigurisë, në  përmirësimin dhe ruajtjen e sigurisë në komunikacion rrugor, në zbatimin efikas të ligjshmërisë dhe luftimit të aktiviteteve kriminale.

Vizioni

Zbatimi profesional, etik dhe i ligjshme i detyrave dhe autorizimeve të policisë së rendit, gjatë patrullimit, hetimit dhe shërbimit të aktivitete tjera policore, dedikuar detyrës për shërbim ndaj të qytetarëve, ruajtje të rendit, parandalim dhe zbulimi të veprimeve të kundërligjshme dhe zbulim të kryerësve të tyre.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve e përkrah dhe mbështet Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në realizimin e synimeve dhe objektivave strategjik për organizatën. Në këtë aspekt ky autoritet zbaton dhe nxjerr vendime, urdhëron planifikime, udhëheq me operacione  policore, kërkon aktivitete dhe detyra konkrete për njësitet vartëse në nivel qendror dhe lokal, bashkëpunon dhe koordinon me institucionet  tjera të sigurisë. Në operacione të veçanta të sigurisë së përgjithshme, Drejtori i Departamentit të Operacioneve koordinon dhe menaxhon me operacionin duke përfshirë edhe departamentet tjera të nevojshme.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve kujdeset për zbatim të drejt të autorizimeve të përgjithshme policore dhe përmbushjen e objektivave strategjik të Policisë së Kosovës, konkretisht të:

  1. mbroj jetën, pronën dhe të ofroj siguri për të gjithë personat
  2. mbroj të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë personave
  3. parandaloj rrezikun ndaj qytetarëve dhe ta mbajë rendin dhe sigurinë publike
  4. parandaloj dhe t’i zbuloj veprat penale dhe kryesit e tyre
  5. mbikëqyrë dhe kontrolloj sigurinë në komunikacion
  6. trajtoj në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dalim race, ngjyre, religjioni, gjinie dhe moshe
  7. të kryej funksione të ndihmës dhe shërbimeve për qytetarët
  8. ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste të tjera emergjente
  9. kryej detyra të tjera të parapara me ligjin në fuqi

 

 

Organogrami

Departamenti për Operacione është njëri nga pesë (5) departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe në kuadër të këtij departamenti në nivel qendror funksionojnë ndaras tri (3) divizione që dallojnë për nga detyrat dhe orientimi i  aktiviteteve policore!

  1. Divizioni i Sigurisë Publike

I bazuar në parimet themelore të Kodit të Etikës Policore, ky divizion angazhohet në përmbushjen e objektivave kryesore të Policisë së Kosovës, në zbatim dhe respektim të Kushtetues të Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi, dokumenteve strategjike dhe procedurave e udhëzimeve tjera zyrtare. Kujdeset që Policia e Rendit të zbatoi suksesshëm strategjitë policore, në veçanti Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Policimit në Bashkësi dhe Strategjinë e Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca, me qëllim që të rritet dhe forcohet bashkëpunimi Polici-Komunitet dhe të krijohet një ambient më i sigurt për qytetarët. Vazhdimisht synon avancimin e profesionalizmit policor duke trajnuar, përkrahur dhe motivuar veprimet policore dhe sjelljet me kompetencë. Koordinon dhe mbështet fuqishëm aktivitetet policore në nivel lokal duke u përfshirë drejtpërdrejt edhe në menaxhim dhe mbikëqyrje të operacioneve të caktuara policore. Identifikon nevojat për planifikime të sigurisë, për hartim të Procedurave Standarde të Operimit dhe dokumenteve tjera policore, për detyra dhe aktivitete shtesë policore.

Në nivel qendror të Policisë së Kosovës, ky divizion është organ referues për të gjitha çështjet e realizimit të aktiviteteve operative në nivel lokal. Në autoritet të këtij organi realizohen planifikimet operacionale për situata të veçanta të parapara nga niveli i lartë strategjik, koordinohen dhe menaxhohen resurset njerëzore nga Departamenti i Operacioneve dhe departamenteve tjera të Policisë së Kosovës. Po ashtu realizohet edhe bashkëpunimi dhe koordinimi i nevojshëm me institucionet e vendit dhe agjencitë relevante të sigurisë.

Në Nivel Qendror, në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike funksionojnë ndaras dy (2) drejtori të cilat dallojnë për nga detyrat dhe orientimi i  aktiviteteve policore.

1.Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional

2.Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë

Ndërsa në Nivel Lokal funksionojnë  tetë (8) Drejtori Rajonale të Policisë (DRP) në kuadër të të cilave zhvillojnë detyrat dhe aktivitetet edhe Stacionet Policore gjegjëse      (gjithsejtë dyzetë (40) Stacione Policore).

  1. DRP Prishtinë
  2. DRP Gjilan
  3. DRP Ferizaj
  4. DRP Prizren
  5. DRP Gjakovë
  6. DRP Pejë
  7. DRP Mitrovicë Jug
  8. DRP MitrovicëVeri

 

Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional ,,Po që se nuk planifikoni, keni planifikuar dështimin!”

Në kuadër të Policisë së Kosovës kjo drejtori funksionon si njësi themelore strategjike për planifikime në çështjet e sigurisë së përgjithshme dhe operacioneve të veçanta. Në këtë drejtori, planifikohen urdhrat dhe planet operative të cilat kanë për synim arritjen e objektivave të nxjerr nga stafi më i lartë i policisë apo i caktuari ,,Udhëheqës i Përgjithshëm i Operacionit”, operacione që mund të kenë shtrirje në një (1) apo më shumë drejtori rajonale, me përfshirje të njësive të ndryshme policore edhe nga divizionet apo departamentet tjera të Policisë së Kosovës.

Në këtë drejtori planifikohen të gjitha operacionet dedikuar sigurisë së personaliteteve (VIP) me rastin e aktiviteteve apo vizitave ndërkombëtare në vendin tonë, sigurisë së përgjithshme në konferenca e evenimente të rëndësishme kulturore sportive. Përpilimi i Procedurave Standarde të Operimit dhe dokumenteve tjera zyrtare për policinë e rendit është një detyrë tjetër me rëndësi. Bashkëpunimi dhe koordinimi me Protokollin e Shtetit dhe me institucionet e agjencitë tjera tësigurisë dhe të shërbimeve emergjente (FSK AME, SHM , SHZSH, etj)  është një detyrë tjetër me rëndësi, në drejtim funksionalitetit dhe avancimit të aktiviteteve policore në terren.

  1. Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë

“Policia është Populli dhe Populli është Policia” është thënia e cila në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të thjeshtë e përkufizon rolin dhe synimin e Policisë së Kosovës, respektivisht Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Preventivë e cila ka një shtrirje në të gjitha nivelet organizative policore. Qëllimi i themelimit të kësaj drejtorie është reflektimi i angazhimit dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës për të punuar, kujdesur dhe ngritur bashkërisht me qytetarët sigurinë në bashkësi. Për më tepër, ka për synim krijimin e një mjedisi të sigurt pa frikën nga krimi dhe dukuritë tjera degjeneruese në bashkëpunim me qytetarët e vendit dhe të gjitha organizatat dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare që në fushë veprimtarinë e tyre kane ngritjen e cilësisë së jetës përmes avancimit të sigurisë në bashkësi. Kjo qasje         pro-aktive policore në terminologjinë e sigurisë moderne ndërkombëtare quhet Policim në Bashkësi. Policimi në bashkësi apo thënë më thjesht aktivitetet policore të orientuara në bashkësi, përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të Policisë së Kosovës e që realizohet në përputhje me nevojat e bashkësisë, praktikë kjo që shfrytëzohet nga vende të ndryshme të zhvilluara të botës.

Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë mbulon një pjesë të madhe të fushës së parandalimit të krimit dhe dukurive negative që potencialisht mund të shfaqen në shoqëri. Aktivitetet parandaluese në kuadër të kësaj drejtorie mbulohen nga katër (4) sektorë të ndryshe e që janë:

  1. Sektori për Koordinim të Projekteve;
  2. Sektori për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve
  3. Sektori kundër Dhunës në Familje
  4. Sektori për Bashkëpunim me Forumet e Sigurisë.
  1. Divizioni i Njësive të Specializuara ,,Të gjithë punojnë për të jetuar, ne jetojmë për të punuarë”

Divizioni i Njësive  te Specializuara, (DNJS )  ёshtё  përgjegjëse për  menaxhimin  dhe udhëheqjen e  drejtorive të specializuara, si njësie të  DNJS-së  për  të siguruar rend dhe qetësi publike, për të ofruar  mbështetje  dhe përkrahje  operative departamenteve, divizioneve, drejtorive të PK-së dhe agjencioneve tjera relevante te sigurisë në vend, sipas misionit dhe detyrave për  angazhim të njësive të specializuara.

DNJS-ja  punën e saj e mbështet në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e jetës dhe pronës, ruajtjen  e rendit dhe qetësisë publike, identifikimin  dhe arrestimin e të dyshuarve e para së gjithash parandalimin e krimit, gjithnjë duke u mbështetur në kompetencat funksionale dhe organizative dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Detyrat dhe autorizimet e DNJS-se  dhe drejtorive  te saja  vartëse janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Konventat Ndërkombëtare ,Ligjin e Policisë së Republikës së Kosovës Nr.04/ L-076 dhe në përputhje me të gjitha aktet tjera ligjore dhe nënligjore te aplikueshme në Republikën e Kosovës, të cilat prekin fushëveprimin e saj.

DNJS përpos objektivave të përgjithshëm të policisë ka edhe këto objektiva specifike:

  1. Ofrimin e shërbimeve të veçanta për sigurimin e VIP-ve dhe objekteve me rëndësi të veçantë
  2. Përcjelljen e delegacioneve të ndryshme, vendore dhe të huaja
  3. Përcjelljen dhe ekstradimin e të dyshuarve me nivele të dryshme të rrezikshmërisë
  4. Kontrollimet antiterroriste
  5. Arrestimin e personave me rrezikshmëri  të Lartë
  6. Kontrollimin e masës së qytetarëve gjatë  manifestimeve të ndryshme duke përfshirë: tubimet publike, manifestimeve kulturore-sportive, protestat/ demonstrata, etj.
  7. Asistime departamenteve dhe njësive tjera në polici dhe institucione qeveritare
  8. Ngritja dhe forcimi i bashkëpunimit  me institucionet  tjera relevante të sigurisë  vendore dhe ndërkombëtare për çështje te sigurisë: FSK, AME, EULEX, KFOR.

Pjesë funksionale dhe shumë me rëndësi e Divizionit të Njësive të Specializuar janë;  Zyrën  e  Operatives & Resurseve dhe  Njësia për Vlerësimin e Kërcënimit dhe  Rrezikshmërisë.

Në kuadër të divizionit funksionojnë ndaras dy (2) drejtori të cilat dallojnë për nga detyrat dhe orientimi i  aktiviteteve policore;

Drejtoria  e Njësive Speciale  me njësitet  e saja ELITE ;

1.1.Njësia Speciale  Intervenuese

1.2.Njësia Speciale Operative

1.3.Njësia me Qen zyrtar K-9

1.4.Njësia për trajtimin e  Mjeteve Eksplozive,  IEDD

Drejtoria për Sigurimin e Objekteve me Rendësi te Veçante dhe Personaliteteve; 

2.1   Njësia  për Sigurimin e Presidencës- Kuvendit -Qeverise

2.2  Njësia për Mbrojtje te  Afërt

2.3  Njësia  për Sigurimin e Objekteve  Ministrore dhe Rezidenciale

2.4  Njësia  për Sigurimin e Objekteve  Policore

2.5  Njësia  për Sigurimin e Objekteve   Diplomatike

2.6  Njësia  për Sigurimin e Objekteve  te  Trashëgimisë  Kulturore dhe Fetare

III. Divizioni i Komunikacionit Rrugor Drejtues të mjeteve dhe pjesëmarrës të tjerë në komunikacionin rrugor, Ju urojmë : Gjithmonë udhëtim të mbarë!

Misioni i Divizionit të Komunikacionit Rrugor është ofrimi i shërbimeve të sigurisë për të gjithë banorët në Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë rrugore, duke zbatuar në mënyrë efektive metodologjinë përkatëse të kombinuar me arritjet bashkëkohore tekniko-shkencore. Ndërsa, vizioni i Divizionit të Komunikacionit Rrugor është implementimi i sistemit funksional për ofrimin efektiv të sigurisë në komunikacionin rrugor, duke zbatuar praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare në përputhje me metodat bashkëkohore në fushën e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Policia e Komunikacionit Rrugor është pjesë e Policisë së Kosovës, përgjegjësia kryesore e së cilës është që të zbatojë ligjet në fushën e komunikacionit rrugor, të ofrojë siguri, të parandaloj, reagojë, hetoj dhe menaxhoj me aksidentet në komunikacionin rrugor në dhe jashtë zonave urbane.

Sipas strukturës organizative të Policisë së Kosovës, Divizioni i Komunikacionit Rrugor përbëhet nga dy drejtori:

1)     Drejtoria për Siguri dhe Mbikëqyrje të Komunikacionit Rrugor, dhe

2)     Drejtoria për Preventiv në Komunikacionin Rrugor.

Në kuadër të sistemit gjithëpërfshirës të ofrimit të sigurisë në komunikacionin rrugor dhe sistemit të decentralizuar të menaxhimit të njësive të komunikacionit rrugor, DKRR-ja është përgjegjëse për orientimin strategjikë në adresimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, analizimin, vlerësimin, planifikimin, hartimin e raporteve, analizave, strategjive për zhvillimin e integruar dhe të qëndrueshëm të sigurisë në komunikacion në nivel vendi. Po ashtu, DKRR këshillon, udhëzon dhe koordinon njësitë policore në aspektin e menaxhimit dhe kontrollimit të sigurisë rrugore në vendin tonë. Ndërsa, në nivel operacional, DKRR-ja është përgjegjëse për menaxhimin dhe kontrollimin  e autostradave, përcjelljen e materieve të rrezikshme dhe përcjelljen personaliteteve të rëndësishme. Gjithashtu, DKRR inspekton infrastrukturën rrugore në Republikën e Kosovës, duke identifikuar dhe rekomanduar për institucionet qendrore dhe lokale, ndërmarrjen e masave adekuate për evitimin dhe përmirësimin e gjendjes aktuale me qëllim të ofrimit të sigurisë rrugore. Po ashtu, bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e ndryshme me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje