Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ekipet vepruese për Siguri në Bashkësi

Ekipet vepruese për Siguri në Bashkësi

QËLLIMI 

Një pjesë e fuqisë së një shoqërie qëndron tek gatishmëria e qytetarëve që të bëjnë ndryshim. Programi i Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) krijon për qytetarët e vendit një ambient për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me institucionet për të adresuar dhe zgjidhur çështjet dhe brengat lokale.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Programi Bilateral i Asistencës në trajnime për Hetime Penale (ICITAP) përmes programit të tij të Policimit në Bashkësi ka hartuar programin e EVSB-së në vitin 2003. 

Së bashku me partnerët ndërkombëtar dhe një mori zyrtarësh vendorë, programi i EVSB-ve është dizajnuar që në mënyrë metodologjike të angazhojë dhe themelojë ekipet vullnetare nga bashkësia, policia dhe zyrtarë të qeverisë lokale për të punuar së bashku me qëllim që të identifikojnë, caktojnë prioritetet dhe të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për problemet e sigurisë në bashkësi siç janë; krimi, siguria, liria e lëvizjes dhe jetesa. 

Programi i EVSB-ve është i bazuar në parimet e Policisë në Bashkësi ku “policia është populli dhe populli është policia” dhe përpiqet të ndërtojë lidhje të reja dhe të mbështesë qeverisjen lokale. Qytetarët të cilët punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët e zhvillojnë respektin dhe besimin ndaj njëri tjetrit duke ndërtuar një bazë të fuqishme dhe nga e cila sfidat e ndryshme lokale të sigurisë në bashkësi mund të adresohen së bashku. 

BASHKËSITË PJESËMARRËSE E KUPTOJNË SË PËRFITIMET JANË TË SHUMTA SI;

– Vetëdije e ngritur ndaj çështjeve dhe brengave aktuale mbi sigurinë në bashkësi, – Vetëdije e ngritur ndaj aktiviteteve të përbashkëta që përfshijnë bashkësinë, policinë dhe komunën, – Role më të qartësuara të pjesëtarëve të shoqërisë në lidhje me reduktimin e krimit, ngritja e nivelit të sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të jetës, – Komunikim i përmirësuar me bashkësisë, policisë dhe komunës dhe – Aftësi më të mira në zgjidhjen e problemit. 
Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi punojnë ngushtë me zbatuesit e ligjit dhe me autoritetet komunale, dhe përderisa disa anëtarë të EVSB-ve mund të jenë shërbyes civil, një anëtarë i EVSB-së bën përpjekje dhe kontribuon në mënyrë vullnetare për të mirën e bashkësisë. 

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2024-03-18
0
Aksidentet Fatale
15
Aksidentet Me te Lenduar
26
Aksidentet Pa te Lenduar
1768
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
13
Ne Mbajtje