Aksident trafiku me fatalitet

Mitrovicë, 8 shtator 2017


Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 05:13 të datës  8 shtator  2017. 


Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në  fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse vetë drejtuesi viktima A. H. 37 vjeçar.

 

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit/viktimës, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës.


Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. 

 


Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut dhe sinjalistikës në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.

 

 

Raporto krimin