Aksident trafiku me fatalitet

Mitrovicë, 10 tetor  2018


Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 të datës 10 tetor 2018.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin  Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmija rreth 11 vjeçar.

 Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

 Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion.

Ndërsa ndaj të dyshuarit  drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.
 

 

Raporto krimin