Arrestohen dy (2) persona nën dyshimin e bazuar për ’kontrabandim dhe falsifikim të mallrave’ si dhe ‘falsifikim të parave’

Prishtinë, 12 maj 2017


Sektori i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të kontrabandës së mallrave dhe falsifikimin e tyre, gjithashtu edhe falsifikimin e parave. Këta të dyshuar në fabrikat e tyre, në fshatin Dumnicë e Podujevës dhe Vragoli të Fushë-Kosovës, kishin pajisjet me të cilat bënin ripaketimin e mallrave të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit dhe ato sërish i futnin në treg për shitje. 


Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 12 maj 2017, në rajonin e Prishtinës (në tri lokacione), ka ndërmarrë operacion policor, me ç’rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme. 


Në këtë operacion kishim asistencën edhe nga Doganat e Kosovës, ATK. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektorët e MTI-së, dhe Njësitë e Specializuara të Policisë.

 

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit:

L. H.   lindur me 1983 m/sh/k

F. H.   lindur me 1984 m/sh/k


Si prova materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

1120 euro që dyshohet se janë të falsifikuara,

mallra të ndryshme ushqimore, të cilat ishin me afat të skaduar (i njëjti mall është asgjësuar nga AUV.

makinat me të cilat kryhej ripaketimi i mallrave të skaduara


Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. 

 

Raporto krimin