Arrestohen dy person të dyshuar për vjedhjeve të rëndë

 

Prishtinë, 12 korrik 2019 – Njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme.

Personat e dyshuar:

V. R. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

B. B. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policor, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Raporto krimin