Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’

 

Vushtrri, 28 nëntor 2017

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 28 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerje të disa veprave ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘asgjësim i pasurisë se paluajtshme’, rast këto që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor .

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë të dyshuarve :B. M., 17 vjeçar, G. H., 16 vjeçar, A.S., 16 vjeçar, G.M., 16 vjeçar., F.A., 19 vjeçar, dhe A. F., 18 vjeçar. Në cilësi te provave materiale tek të dyshuarit Policia ka gjete dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin raportuar kohë me parë të vjedhur.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve te parë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa të tjerët janë liruar për procedurë te rregullt.

Raporto krimin