Arrestohen katër persona të dyshuar për veprat penale ‘grabitje’

Prizren, 11 qershor 2019

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i zhvillimit të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast të veprës penale ‘grabitje’, rast i ndodhur me 7 qershor 2019 në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Prizren.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar:

•    D. D.         18 vjeçar,     shtetas i Republikës së Kosovës
•    A. T.         18 vjeçar,     shtetas i Republikës së Kosovës
•    R. A.        20 vjeçar,     shtetas i Republikës së Kosovës
•    S. H.,         17 vjeçare,     shtetase e Republikës së Kosovës

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar:

•    një boks hekuri
•    para të gatshme 880 euro
 
Të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën.

Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar/Departamentin e krimeve të rënda në Prizren, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar.

Me respekt
Zyra për Informim
DRP – Prizren
 

Raporto krimin