Arrestohen pesë persona të dyshuar për grabitje dhe lëndim trupor

Prishtinë, 17 mars 2017 – Mbrëmë rreth orës 21:30, zyrtarët  policor të stacionit të Podujevës,  kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët kishin  tentuar të që të kryenin një grabitje në fshatin Dumosh të Podujevës.


Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë  në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, ku  në bashkëpunim me një banorë të fshatit, kanë arrit që të arrestojnë një person të dyshuar: 


B. P  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  


 ndërkohë që katër personat e tjerë të përfshirë në rast, kanë arrit që fillimisht  të largohen me një veture të tipit Golf 2, duke goditur një zyrtarë policor (i lënduar lehtë), me veturën e tyre.


Mirëpo, afër vendit të ngjarjes (pas pak minutash), patrulla tjetër policore ka arrit të ndaloj veturën Golf 2,  dhe të arrestoj katër personat e dyshuar:


Q.B  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës 

S. P  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A.P  mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe 

I. P  mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Gjithashtu nga ana e hetuesve policor për ekzaminim është konfiskuar edhe vetura. 


Personat e arrestuar janë dërguar  në qendrën të ndalimit, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë. Ndaj tyre janë hapur rastet grabitje dhe lëndim trupor.


Që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot policia rajonale e Prishtinës, ka arrit të  arrestoj  rreth 500 persona të dyshuar, për vepra të ndryshme kriminale, ku një kontribut të çmuar në këtë drejtim kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur dhe po ndihmojnë, Policinë e Kosovës.

 

Raporto krimin