Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

 

Prishtinë, 11 janar 2019 – Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.

Personi i dyshuar:

-F. H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Raporto krimin