Delegacioni i Policisë së Kosovës, në krye me drejtorin e Përgjithshëm, po marrin pjesë në konferencën e Asociacionit Ndërkombëtar të Shefave të Policisë

Prishtinë, 29 tetor 2019
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit QALAJ, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare, ku po merr pjesë në konferencën e IACP-së (International Association of Chiefs of Police - Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).
Konferenca e cila po mbahet në Chicago (26-29 tetor IACP 2019), ku pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë nga vende të ndryshme të botës, me një fjalë rasti të pranishmëve iu është drejtuar presidenti i SHBA-ve, z. Donald TRUMP.
Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar të pranishmëve iu mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe e sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë, për shërbime më të mira ndaj të gjitha komuniteteve.
Gjatë qëndrimit në SHBA drejtori QALAJ realizoi disa takime të rëndësishme, përfshirë takimin me shefin e INL- Department of State, Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs, Principal Deputy Assistant Secretary James A. Walsh, si dhe takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ICITAP-it z. Greg Ducot.
Drejtori QALAJ përveç tjerash gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë si dhe gjatë realizimit të takimeve rëndësi të veçantë i ka kushtuar çështjes së bashkëpunimit policor ndërkombëtar, luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.
Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe është përkrahur nga ICITAP-i amerikan, të cilët janë bashkëpjesëmarrës.

Raporto krimin