Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut e përmbyll vitin 2018 pa vrasje

 

 
Mitrovicë, 3 janar 2019

Bazuar në vlerësimet analitike të bëra në raportet periodike përgjatë vitit 2018, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, viti 2018  shënon rënie të përgjithshme të   incidenteve dhe rasteve  të tjera  penale. 

Rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin dhe bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm.
 
Ndërsa  në fushën e veprave penale gjatë vitit 2018 nuk është shënuar asnjë rast i vrasjes në zonën e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë. Ky rezultat reflekton angazhimet e vazhdueshme policore dhe masat e ndërmarra në parandalimin e veprave penale. 

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, shfrytëzon rastin t’i falënderojë të gjithë qytetarët për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar  që gjatë vitit 2018 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë  do të mbetet udhëtim i përbashkët me qytetarët edhe në të ardhmen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike. 




Avni Zahiti 
Zyrtar për informim publik i Policisë
Mitrovicë

Raporto krimin