Arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues

Prishtinë, 24 maj 2019 – Ju njoftojmë se sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, Arratisje e personit te privuar nga liria.

Rasti  ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar:
 
    A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës  së  Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.

I  dyshuari  ka qenë  nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës  zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona :

•    F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës  se Kosovës dhe
•    R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës  se Kosovës,          
                                                              
të cilët pas intervistimit,  me Urdhër  të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.

 

Raporto krimin