Komunikatë për media

Pejë, 8 gusht 2019


     Sot ne ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Drejtori i drejtorisë rajonale, Kolonel Sami Shabanaj se bashku me bashkëpunëtor të Drejtorisë Rajonale në Pejë, priti në një takim informues, komandantin e KFOR-it të Brigadës Multinacionale perëndim me bazë në fshatin Italian Pejë, Kolonel Daniele Pisani me bashkëpunëtor.

Fillimisht Drejtori Shabanaj i uroj mirëseardhje në detyrën e re Kolonel Daniele Pisani dhe siguroj KFOR-in se do të jetë partner ne ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.

          Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë janë prezantuar aktivitetet e 6- mujorit të parë të këtij viti.

           Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.

 

Raporto krimin