Komunikatë për media

Me datën 08.09.2019 duke filluar prej orës 19:00 e deri rreth orës 01:00 të datës 09.09.2019 duke u bazuar në Planin Operativë “Basti 2“, Njësitet relevante Policore në kuadër të DRP-së në Ferizaj kanë realizuar një operacion, ku me q’rast kanë kontrolluar tetë lokale në lokacione të ndryshme, në të cilat lokale ekzistonte dyshimi se ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme “organizimi i skemave piramidale dhe bixozit të pa ligjshëm”.    
Gjat kontrollimit të atyre lokaleve, nga ana e Policis janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
•    Tre aparata të kazinove,
•    Pesëmbëdhjet Shtëpiza të kompjuterit,
•    Tre Printer të kompjuterit,
•    Shtat telefona celular,
•    Para të gatshme në vlerë prej 570 Euro dhe
•    Disa tiketa të printuara dhe material për shtypjen e tiketave të lojrave të fatit.

Për shkak se vepra penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixozit të pa ligjshëm” është e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Kosovës, gjat zbatimit të këtij operacioni janë arrestuar gjasht persona si të dyshuar, të cilët me vendim të Prokuroris Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë.
 


   
Me respekt                                                                                
Major, Mehmetali Hajdini
Zyra Rajonale për  informim                                                                                                                                                                                             
DRP Ferizaj                                                                                                                                                     
 

Raporto krimin