Konfiskohen gjashtë armë, në tri raste të ndara

Prishtinë, 8 gusht  2018 – Dje nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë ,  në tri raste të ndara  janë konfiskuar gjashtë armë zjarri, si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.


  •   Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar:

    A. R,  mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar:

  •    një revole me gaz Ecol Special 99.


Konfiskimi i armës është bërë  në fshatin Banullë të Lipjanit, ku në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë.


  •     Rasti i dytë ku janë konfiskuar dy revole  dhe sasi e substancave narkotike është iniciuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Për veprën mbajtje në pronësi kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës si dhe  posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge është arrestuar një person i dyshuar:


  •  F. M,  mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar:


  •     një revole e tipit Zastava 9mm,
  •     një revole Tanfoglio Gjuzepe,
  •     dy  karikator,
  •     12 fishekë si dhe
  •     Një sasi e vogël e substancës s dyshuar narkotike (marihuana).


Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.


  •    Rasti i tretë, fillimisht është iniciuar si rast Kanosje në stacionin policor të Fushë

Kosovës, ku personi i dyshuar:

  •   Sh.I mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë për sulm dhe kanosje me armë.

Rasti është trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit i cili ka urdhëruar konfiskimin e tri armëve:

  • një revole e tipit Beretta, 
  • dy pushkë gjuetie (të dyja me leje) si dhe
  • 17 fishekë.



Po me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.


Vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 239 armë,  2584 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 194 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.
 

Raporto krimin