Në Mitrovicë realizohet një bastisje, sekuestrohet një armë

 

Mitrovicë, 8 nëntor 2018

Mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme Policia në Mitrovicë në orët e mëngjesit të sotëm të datës 8 nëntor 2018, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar R. M., 30 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën. Pas procedurave intervistuese i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’ dhe ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’.

Raporto krimin