Në Vushtrri bastiset një shtëpi, konfiskohet një armë

Vushtrri, 15 shkurt 2017 


Në orët e paradites së sotme Policia në Vushtrri ka realizuar një urdhërkontroll në një shtëpi, me ç’rast urdhërkontrolli ka rezultuar me gjetjen e një arme. 


Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në shtëpinë e të dyshuarve M. XH. 36 vjeçar dhe Xh. Xh. 48 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, ku ditë më parë të dyshuarit kishin ekspozuar armën në rrjete sociale. 


Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të shtëpisë ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë, pushkë gjuetie, për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse për armë.

 

Dy të dyshuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt. 


Ndaj të tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.

 

Raporto krimin