Plagoset me arme zjarri një person ne Prishtinë

Prishtinë, 17 mars  2017 – Sot rreth orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit. 


Peronat e lënduar:


D.K  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  (i plagosur nga arma e zjarrit në këmbë) dhe 

S.M  mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i lënduar në kokë me shufër të hekurt)

janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që i lënduari i tretë:


D.K  mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ka lëndime të lehta fizike) është shoqëruar në stacion policor.



Afër vendit të ngjarjes kanë qenë tre zyrtarë policor, të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat, kanë reaguar shumë shpejt dhe në vend të ngjarjes dhe kanë arrit të ndalojnë përleshjen duke neutralizuar personat e përfshirë në rast.


Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha ekipet e nevojshme policore të cilat po punojnë në  për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. 


 

Raporto krimin