Policia e Kosovës është përfituese e projektit iPROCEEDS

Në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ku përfituese janë vendet nga Evropa Jug-Lindore dhe Turqia, i cili ka të bëj me shënjimin e përfitimeve materiale përmes krimit në internet, dy zyrtarë policor nga Policia e Kosovës do të marrin pjesë në programin master “Krimet Kibernetike dhe Forenzika Kompjuterike” i cili do të zhvillohet kryesisht “nga distanca” kurse do të udhëhiqet nga Universiteti i Dublinit – Irlandë.


Pjesëmarrja në këtë program financohet nga projekti iPROCEEDS për kohëzgjatjen prej 24 muajve dhe do të mbuloj modulet si: Forenzika Kompjuterike, Teknikat e Hetimit Financiar – Ndjekja e Parasë, Hetimet e Rrjetit, Hetimet e Pajisjeve Mobile, Forenzika e të Dhënave “Live”, VoIP, Hetimet e “Wireless” dhe të tjera. Mësimi do të bëhet përmes ligjëratave të përziera, puna në laborator, studim rastesh, lexim, ushtrime në grupe të vogla dhe individuale, demonstrimi i mjeteve dhe diskutime të thella.


Gjatë programit studentët do të fitojnë njohuri të reja dhe më këtë rast do të forcohen kapacitetet e Policisë së Kosovës, si përfitues i projektit, për kontrollin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë që rrjedh nga krimi kibernetik si dhe parandalimin e pastrimit të parave në Internet.

 

Raporto krimin