Policia e Kosovës konfiskon mbi 136 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe arreston një të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërnd

Prishtinë, 7 qershor 2017


Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Mitrovicë Jugu, me datën 5 qershor 2017 rreth orës 18:30, përmes rrugëve operativo-hetimore, ka siguruar të dhëna se në fshatin Aqarevë të Skenderajt, në oborr të dy shtëpive të pabanuara ndodhen dy vetura me targa hungareze, të cilat dyshohej se po përdoreshin për transport të narkotikëve. 


Policia nga vendi i ngjarjes njofton prokurorinë kompetente dhe ka kërkuar leje për kontroll të këtyre veturave. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar veturat dhe shtëpitë e pabanuara. 


Në njërën veturë, në mbrojtësin e pasmë të veturës janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në afërsi të veturës janë gjetur edhe 17 paketime tjera. Me prezencën e dy dëshmitarëve janë kontrolluar edhe shtëpitë e pabanuara, ku është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike, e po ashtu janë gjetur edhe disa dëshmi të cilat janë sekuestruar. 


Gjatë kontrollit të veturës së dytë, në tri pjesë të ndryshme të veturës të cilat ishin të modifikuara për fshehjen e substancave narkotike janë gjetur edhe 34 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një revole me një karikator pa fishekë.


Dëshmitë e sekuestruara gjatë këtij operacioni janë:


dy vetura me targa hungareze, 

substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë mbi 136 kilogramë,

një makinë elektrike që shërben për paketimin e substancave narkotike me vakum,

qese të zbrazëta, izolator për paketimin e substancave narkotike,

dy peshore digjitale,

një revole, 

një telefon mobil,

njëzetë e tetë (28) euro.


Policia (DHTN-Mitrovicë Jugu) me 6 qershor 2017 rreth orës 13:30 ka arritur ta identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin: A. G. viti i lindjes 1989, mashkull/kosovar/shqiptar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 

Raporto krimin