Sot në ambientet e DPP-së , drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Shpend Maxhuni priti në takim SH.T.z. Ruairi O\'Connell ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës

Prishtinë 07.03.2018


Sot në ambientet e DPP-së , drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Shpend Maxhuni priti në takim SH.T.z. Ruairi O\'Connell ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës.

Ambasadori O Conell  falënderoi drejtorin e Përgjithshëm z. Shpend Maxhuni për pritjen dhe njëherit përcolli mesazhin e falënderimit të Qeverisë Britanike për bashkëpunimin e ofruar në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj britanike në zgjidhjen e  çështjeve  me interes të ndërsjellë.

Ambasadori vlerësoi lart punën dhe përkushtimin  e Policisë së Kosovës në ofrimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët por edhe faktorizimin e PK-së për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe më gjerë dhe ofroi  mbështetje për Policinë e Kosovës. Drejtori i Policisë Shpend  Maxhuni e falënderoi për vizitën që i bëri PK-së dhe njëherit konfirmoi përkushtimin permanent të PK-së për bashkëpunim në të gjitha sferat me interes të përgjithshëm.

 

Raporto krimin