Sulmohet një person në Prishtinë

Prishtinë, 09 tetor  2018 – Dje rreth orës 23:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Simon Shiroka”  në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht .

Bëhet fjalë për viktimën:

F. Sh, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar:

K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore për të proceduar më tej në fazat e tjera.


 

Raporto krimin