Vrasje e rëndë


Vushtrri, 7 gusht 2017 


Me 07.08.2017, rreth orës 01:50, në Stacionin Policor Vushtrri, nga ana e familjarëve ishte raportuar rasti ,,person i zhdukur”. Sipas familjarëve, K.M., 31 vjeçar, i gjinisë mashkull, që nga orët e para të mesnatës se datës 6 gusht 2017, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.


Policia inicion rastin dhe fillon hetimet. Pesë orë më vonë pasi ishte raportuar rasti, rreth orës 07:25, të datës 7 gusht 2017,  policia ka pranuar informacion se në lumin Sitnica  nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i viktimës. 


Në vend ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit e nevojshme policore përfshirë edhe prokurorin e rastit. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga ana e prokurorit të rastit është urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion mjeko- ligjor. 

 

Bazuar në raportet preliminare të hetuesve policor dhe dyshimet e ngritura, nga ana e prokurorit të rastit është  kualifikuar  si  “Vrasjes e rëndë”.


Mbi dyshimet e bazuara në orët e mbrëmjes së datës 7 gusht 2017, hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për vepër penale ’’ vrasje e rëndë”, përveç arrestimit hetuesit policorë kanë realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarve, me ç’ rast janë gjetur prova materiale që ndërlidhen me veprën penale. 

        Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.  


           Hetuesit policor nën udhëheqjen e prokurorit të rastit janë  duke zhvilluar  hetime për zbardhjen plot të rrethanave të këtij rasti. 

 

Raporto krimin